Mundësitë e sistemit

Kompania jonë «Global slots deluxe» ju ofron më shumë se 130 lojëra unike, të krijuara në bazë të sistemeve të njohura, të tilla si Aristocrat, Novomatic, Igrosoft, Apex, Belatra, Extrema, MegaJack etj Të gjitha lojërat dallohen nga grafika spektakolare dhe mjaft cilësore, fonogrami dhe sjellja realiste, që korrespondon me ndërfaqet e terminaleve origjinale të lojrave.

Matematika e secilës lojë përputhet me matematikën e prototipave të lojërave reale, është e mundur të ndryshohet përqindja e kthimit dhe madhësia e pagesës maksimale. Algoritmet matematikore dhe përqindjet e kthimit janë të pavarura dhe nuk ndikohen nga puna e lojërave të tjera dhe pagesave në sallat e lojrave të tjera.

Për të diversifikuar dizajnin e sallave tuaja të lojrave, ne gjithashtu ju krijojmë mundësinë për të ndryshuar ndërfaqen e hollit dhe sigurisht dizajnin aktual të vetë lojrave.

Platformat e lojërave të kompanisë «Global slots deluxe» mund të instalohen lehtësisht në çdo sistem operativ – Windows, Linux, Android. Proçesi i lojës është shumë i përshtatshëm dhe ergonomik, klienti juaj mund të përdorë një mouse, touchscreen ose një tastierë të zakonshme. Në qoftë se dëshironi, mund të lidhni një tastierë, një portofol, makine automatike monedhash ose dhe një printer për printimin e faturave.

Mundësitë e klientit tonë të lojrave gjithashtu ju lejojnë të zgjidhni gjuhën e ndërfaqes së instaluar, ekziston një mundësi për të zgjedhur valutën monetare si dhe për të ndryshuar rivlerësimin monetar. Në qoftë se është e nevojshme, ju mund të ndërprisni një pjesë të lojrave në një terminal të caktuar sipas dëshirës tuaj.

Përveç kësaj, në platformën tonë të lojrave, është parashikuar një sistem shtesë i inkurajimit të klientit – ekziston një bonus për shumën e humbur, madhësia, dhe koha e të cilave mund të vendosen nga klienti sipas dëshirës. Parametrat e pagesës së bonus-eve janë vendosur në server, dhe lojtarët nuk mund ti përfshijnë ato në nivel lokal ose të ndryshojnë cilësimet tuaja.

Platforma e lojërave ofron një sistem të jackpot-eve. Përqindja maksimale e secilit bast që transferohet në bankën e jackpot-it është 10%. Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni një kohë të caktuar ose një numër të caktuar terminali ku mund të bjerë jackpot-i. Gjithashtu ekziston edhe mundësia e krijimit të disa jackpot-eve në një sallë apo të një jackpot-i në disa salla. Banka aktuale e jackpot-eve shfaqet në një ekran të veçantë ndërkohë që rënia shoqërohet me efekte zanore dhe vizuale.
Përdorimi i platformës së lojës së kompanisë «Globalslots Deluxe» kryhet përmes faqes së administrimit të sistemit. Mundësitë e faqes përfshijnë:

1) Shikimi e logove të lojrave për çdo terminal (krediteve, basteve, fitimeve, matrica me animacionin e simboleve);

2) Shqyrtimi dhe analizimi i statistikave për çdo lojë dhe për çdo terminal;

3) Shikimin e transaksioneve në cash (shuma e basteve, shuma e fitimeve sipas terminaleve apo lojërave të caktuara, numri i përgjithshëm i futjes dhe tërheqjes së fondeve në sallë duke përfshirë këtu dhe mundësinë e grupimeve sipas kohës, etj)

Në qoftë se ka disa salla, faqja për administrimin e sistemit ju lejon të kombinoni të gjitha sallat në të njëjtin rrjet, ju lejon ti ndani sallat në nënrrjete, dhe gjithashtu lejon kryerjen e transferta të krediteve nga një sallë në tjetrën.

Në sistem, mundësohet krijimi i përdoruesve me të drejta dhe nivele të ndryshme të hyrjes (është i përshtatshëm për punën e arkëtarëve, administratorëve dhe vetë pronarëve të sallës).

Në faqe mund të rregullohen parametrat e të gjitha terminaleve, mund të vendosen përqindjet e dhënieve, madhësia maksimale e fitimit, valuta monetare, pamje e rivlerësimit, mund të krijohen dhe të konfigurohen jackpot-et për çdo sallë, mund të kryhet futja dhe tërheqja e fondeve për çdo terminal.

Ndër të tjera, «Globalslots Deluxe» ofron një program për përdorimin e ATM-ve dhe një program për punën e arkëtarëve të sallave. Funksionaliteti kryesor i programit është që të sigurojë futjen dhe daljen e fondeve në terminale përmes ATM-ve ose arkave me anë të kodit të gjeneruar automatikisht, si dhe printimin e faturave. Përveç kësaj, programi «Arka» ju lejon që në të njëjtën kohë të ndizni dhe fikni të gjitha terminalet në sallën e lojërave, si dhe të aktivizoni regjimin «panik».

Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi për çdo pyetje që ju keni dhe jemi gjithmonë të lumtur për të shqyrtuar mundësitë e ndryshme për bashkëpunim reciprokisht të dobishme me ju!